Morfologija
Book information
Description
Redaktor e vëllimit: prof. Shaban Demiraj — Tiranë, 2002. — 446 s.ParathënieGramatika e gjuhës shqipe në dy vëllime (vëll. I Morfologjia, vëll. II Sintaksa) përfaqëson një variant të ripunuar të botimit të mëparshëm të veprës Fonetika dhe gramatika e gjuhës së sotme letrare shqipe, vëll. II Morfologjia (1976), vëll. III Sintaksa (1976, 1983). Në këtë vepër përshkruhet dhe shpjegohet struktura gramatikore e shqipes së sotme, kryesisht e periudhës pas formimit të shtetit të pavarur shqiptar. Ajo mbështetet në një lëndë gjuhësore të vjelë posaçërisht nga letërsia artistike, shkencore dhe nga publicistika e kësaj periudhe.Vepra ka karakter normativ. Ajo synon të japë një përshkrim sa më të piotë të stnikturës gramatikore të shqipes së sotme dhe të trajtojë teorikisht nocionet gramatikore përkatëse. Si e tillë ajo do të shërbejë edhe si tekst mësimor i gramatikës së gjuhës shqipe për shkollat e larta.Vëltimi i parë i kësaj vepre përfshin morfologjinë në kuptimin e gjerë të fjalës. Në të jepct përshkrimi i kategorive gramatikore të shqipcs, i kuptimevc dhc i mjeteve të shprehjes së tyre dhe i përdorimeve e funksioneve të pjesëve të ndryshme të ligjëratës. Krahas kësaj i është kushtuar vëmendje edhe paraqitjes së sistemit fjalëformues të shqipes së sotme.
Similar books
Sintaksi i shqipes
Gjuhё shqipe, pёr klasёn VI
Manuale di lingua italo-albanese albanese-italiana / Manual i gjuhёs italo-shqiptar shqip-italisht
Fjalor shqip-anglisht / Albanian-English Dictionary
Gramatika e gjuhёs shqipe
Научете албански / Учите албанский
Grammatik der albanesischen Sprache: Laut - und Formenlehre
1908 · PDF