Fizika e Trupit të Ngurtë
Book information
Description
Me qëllim të ngritjes së kualitetit të studimeve nga fusha e Shkencës së materialeve, Universiteti Politeknikë i Tiranës, Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Elbasanit dhe Universiteti i Tetovës në bashkëpunim me një Universitet të njohur gjerman Technische Universität Bergakademie Freiberg, në dhjetëvjetëshin e fundit zhvilluan shumë aktivitete të përbashkëta nën ombrellën e Rrjetit të bashkëpunimit “Shkenca dhe teknologjia e materialeve”. Qëllimet e themelimit të këtij Rrjeti ishin që me aktivitete të llojllojshme të përkrahen, mbështeten dhe motivohen të gjitha aktivitet që qojnë në avancimin e mësimdhënies nga fusha e Shkencës së materialeve. Disa nga aktivitetet e dizajnuara dhe realizuara ishin: praktikat profesionale dhe punimet e diplomave të të gjitha niveleve për studentët tanë në Universitetin e Freibergut, qëndrimet studimore të mësimdhënësve nga regjioni në Freiberg, organizimi i shkollave verore dhe Simpoziumeve, ligjërata të profesorëve mysafirë nga Gjermania, pastaj pasurimi i fondit bibliotekar me tekste profesionale, eventualisht ndonjë pajisje laboratorike, etj. Njëri ndër aktivitete kyçe pa mëdyshje ishte pasurimi i fondit me literaturë profesionale në gjuhën shqipe. Edhe më saktë, ideja ishte që duke marrë për bazë të gjitha leksionet e profesorëve gjerman të cilët për vite të tëra kishin zhvilluar me studentët tanë si dhe literaturën aktuale që përdoret në Universitet botërore të përgatitet material i shkruar në gjuhën shqipe në formë Skripte. Njëra nga këto detyra më ra hise mua. Në fakt, Bordi i Rrjetit më caktoi për detyrë që duke shfrytëzuar të gjitha burimet e lartë shënuara të përgatisë një Skript për lëndën Fizika e trupit të ngurtë, me shpresë se do jetë e dobishme për të gjithë Universitete ku kjo lëndë dëgjohet. Detyrën e mora si obligative dhe me shumë seriozitet. Me qëllim që korniza vëllimore dhe kualitative e Skriptës të jetë e mirë, qëndrova për gjashtë javë në Freiberg. Atje bashkërisht me Prof. Dr. Heinrich Oettel shtruam konceptin dhe përmbajtjen e Skriptës, kurse profesori i njohur i Fizikës së trupit të ngurtë Prof.Dr. Peter Klimanek më ndihmoi me literaturë dhe ide të cilat ndikuan dukshëm në kualitet. Në kualitetin e Skriptës kanë ndikuar edhe sugjerimet e anëtarëve të Bordit: Prof. Dr. Teuta Dilo, Prof.Asc. Emil Lamani dhe Prof.Asc. Dervish Elezi. [...] i. Kopertina ii. Permbajtja iii. Parathenie iv. Literatura 1. Struktura e trupave 2. Lidhjet ne kristale 3. Struktura kristaline 4. Parimet baze te analizes se struktures 5. Elektronet ne trup te ngurte 6. Vetite termike 8. Vetite magnetike
Similar books
Perëndia po, por pse Jezusi?
2000 · PDF
A mund të flasim me Perëndinë?
2000 · PDF
Pse lejon Zoti gjëra të tilla?
2000 · PDF
Pse jetoj?
2000 · PDF
Të torturuar për Krishtin
Bibla
2002 · PDF
Jezusi fati ynë
1999 · PDF
Pritni pra! Sigurisht, edhe ne jemi duke pritur me ju
2016 · PDF